Emigrantët e Italisë do të përfitojnë pensionet

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj deklaroi të mërkurën se Shqipëria është në prag të mbylljes së negociatave me Italinë për pensionet, për të gjithë emigrantët.

Emigrantët e Italisë do të përfitojnë pensionet

Përveç Belgjikës dhe Luksemburgut, Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje të ngjashme edhe me Turqinë, Gjermaninë, Çekinë, Rumaninë, Hungarinë dhe Austrinë. MMSR do të nënshkruajë shume shpejt marrëveshjen me Kanadanë, Hungarinë dhe Maqedoninë. Nga ana tjetër, nënshkrimi i marrëveshjes me Italinë nënkupton një vend, ku numri i emigrantëve shqiptarë është më i madh.

Negocimi, përafrimi dhe nënshkrimi i Marrëveshjes për mbrojtjen sociale ndërmjet Shqipërisë dhe Luksemburgut, e më pas ratifikimi dhe zbatimi i saj në praktikë, ka realizuar mbështetjen në aspektin e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të rreth dy mijë emigrantëve shqiptarë që jetojnë e punojnë në Luksemburg.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme