Bota dëshmoi ndërrimin e viteve

Për festimin e vitit të ri, në ambiente të hapura u organizuan pritje në shumë vende të botës, ndërkohë që disa manifestime publike përfunduan tragjikisht.

Bota dëshmoi ndërrimin e viteve

- Fatkeqësi në Danimarkë dhe Shangai -

Në prag të vitit të ri në Shangai gjatë festimeve humbën jetën 35 persona. Në fakt, turma në zonën bregdetare Bund të Shangait mori 35 jetë, ndërsa 42 persona tjerë u plagosën. Personat e plagosur u transportuan në spitalet më të afërta.

Policia nisi procedurat hetimore për ti përcaktuar shkaqet e aksidentit. Përndryshe, mijëra qytetarë të vendosën për të dalë në rrugët e Shangait, për të pritur vitin e ri në ambient të hapur. Gjatë festimeve të vitit të ri në Danimarkë në aksidentet e shkaktuara nga fishekzjarrët, humbën jetën tre persona, ndërsa dy të tjerë përfunduan me plagë të rënda dhe u dërguan në spitalin e Kopenhages.

Përveç në Kopenhagë, në qytetet tjera daneze mbrëmë më herët filluan fishekzjarrët që zgjatën edhe pas hyrjes në vitin 2015. Megjithatë, në dy raste të veçanta në qytete Assens dhe Skjellerup në veri të Jutlandit, morën plagë të rënda gjatë aktivizimit të mjeteve piroteknike.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme