Bota dëshmoi ndërrimin e viteve

Për festimin e vitit të ri, në ambiente të hapura u organizuan pritje në shumë vende të botës, ndërkohë që disa manifestime publike përfunduan tragjikisht.

Bota dëshmoi ndërrimin e viteve

Presidenti Ivo Josipoviç mbërriti në shesh gjysmë ore para mesnatës me gruan e tij Tatjana, për të përshëndetur bashkëqytetarët dhe tu urojë tek tek vitin e ri. Të pranishmëve iu dha mundësia që të bëjnë "Selfie" me presidentin Josipoviç.

Me këngët e grupit legjendar të ish YU "Bjelo Dugme", qytetarët e Budvës përcollën vitin 2014. Në sajë të agjencisë turistike të Budvës, e cila edhe këtë vit vendosi të organizojnë koncerte me muzikantë të njohur nga Mali i Zi dhe rajoni, qendra turistike e Malit të Zi ishte një nga vendet më atraktivja për pritjen e vitit të ri.

Mijëra qytetarë në rrugët e kryeqytetit të BeH, Sarajevë mbrëmë priten Vitin e Ri 2015.

Ngjarja qendrore dhe pritja në ambient të hapur ishin organizuar në sheshin e fëmijëve në qendër të qytetit të Sarajevës, ku u mblodhën, pavarësisht temperaturave shumë të ulëta, mijëra qytetarë të cilët u argëtuan dhe vallëzonin, ndërsa atmosfera kulminoi në mesnatë, kur filloi spektakli disa minutësh me fishekzjarrë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme