Të huajt preferojnë Stambollin për të pritur Vitin e Ri

Stambolli në përgjithësi, por aeroporti ndërkombëtar i Ataturkut në veçanti është një ndalesë e preferuar këto ditë për ata që kanë zgjedhur metropolin turk që i jeton të 24 orët e ditës për të pritur Vitin e Ri 2015.

Të huajt preferojnë Stambollin për të pritur Vitin e Ri

Stambolli është një nga destinacionet e preferuara për të pritur Vitin e Ri.

Shumë të huaj kanë zgjedhur Stambollin, qytetin e shtrirë në dy kontinente për të pritur ndërrimin e moteve.

Stambolli në përgjithësi, por edhe aeroporti ndërkombëtar i Ataturkut është një ndalesë për ata që vijnë për pritur vitin 2015 në metropolin turk që i jeton të 24 orët e ditës.

Njerëz të ngjyrave, gjuhëve dhe kulturave nga më të ndryshmet po dynden këto ditë drejt Stambollit, i cili krahas vendeve historike dhe kulturore ofron edhe hotele me çmime të volitshme për akomodim.

Vitin e kaluar Stambollin e vizituan 10 milionë turistë, kurse uebsitet ndërkombëtare të udhëtimeve e kishin treguar Stambolli si një ndër 10 qytetet më turistike të botës.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme