Ballkanasit Vitin e Ri e presin në Stambollin

Sipas agjencive turistike në Kosovë, vendi më i kërkuar dhe preferuar i kosovarëve për ta pritur Vitin e Ri 2015 është Turqia.

Ballkanasit Vitin e Ri e presin në Stambollin

Kur është fjala për pritjen e Vitit të Ri jashtë, qytetarët e vendeve të Ballkanit as këtë vit nuk kanë kursyer pavarësisht nga kriza ekonomike. Rezervimet për Vitin e Ri për Stamboll, Vjenë, Budapest, Pragë, Bratislavë, Shkup, Tiranë, por edhe Maltë dhe Dubai, kryesisht janë të rezervuara. Agjencitë e udhëtimeve në Sarajevë, Tiranë, Mostar, Shkup, Podgoricë, Prishtinë dhe Zagreb, të cilat i ka vizituar ekipi i agjencisë së lajmeve AA, janë të kënaqur dhe duke "fërkuar duart" për klientët e tyre dhe rezervimet që kanë bërë.

Sipas agjencive turistike kosovare, vendi më i kërkuar dhe preferuar i kosovarëve për ta pritur Vitin e Ri 2015 është Turqia. Kosovarët e zgjedhin Turqinë për shkak të çmimeve të volitshme dhe se nuk ka nevojë për vizë. Arsyeja pse kosovarët që vendosin të udhëtojnë jashtë vendit për ta festuar Vitin e Ri, më së tepërmi e zgjedhin Turqinë, kryesisht Stambollin dhe rivierën mesdhetare të Antalya-së, është se nuk ka nevojë për vizë, çmimet janë shumë të volitshme dhe ofertat janë të llojllojshme, nga ato më modeste deri tek ato më luksoze.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme