Italia dhe Greqia, destinacionet e preferuara për emigrantët

Shqipëria vijon të jetë një vend origjine për migracionin, ndërsa Italia dhe Greqia mbeten destinacionet e preferuara.

Italia dhe Greqia, destinacionet e preferuara për emigrantët

“Sot në Shqipëria numërohen më pak se 3 milion banor, ndërsa mendohet se 25% e shqiptarëve jetojnë jashtë vendit, pra kanë migruar. 98% e shqiptarëve kanë destinacione kryesore Greqinë dhe Italinë, ndërsa nuk ngelen prapa, Gjermani, Belgjika, Holanda, Franca, Britania e Madhe dhe Luksenburgu, Suedia etj”, tha Xhiku. “Pas vitit 2010-të, sipas raportit, tha Xhiku, janë vënë re dy modele të reja migracioni të paligjshëm, udhëtimi përmes lëvizjes së lirë dhe më pas shkeljes së rregullave, duke kërkuar azil, apo duke tejkaluar afatet. Rasti i dytë është kur persona të caktuar dalin në mënyrë të paligjshme jashtë kufirit, përmes rrugëve tokësore dhe më pas vijojnë në vendet e BE-së, duke qendruar në mënyrë të paligjshme”, vijoi Xhuli.

Ajo vijoi duke shtuar se “Shqipëria vitet e fundit është kthyer dhe një vend transit apo destinacioni dhe këtu ajo përmendi ndalimin në territorin shqiptar në mënyrë të paligjshme të shtetasve nga Siria, Egjipti, Eritrea, Afganistani, Tunizia, Maroku, Algjeria..etj, të cilët shfrytëzonin territorin tonë për të vijuar në vendet e Evropës Qendrore, apo dhe qëndrimin këtu. Por, shtoi Xhuli, migrimin e shtetasve të huaj nga jashtë-brenda territorit tonë dhe kryesisht këto shtetas janë nga Turqia (pjesa më e madhe) dhe Kosovar. 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme