Prizreni, qyteti i martesave

Prizreni është qyteti i dytë më i madh në Kosovë për numrin e banorëve, por i pari për sa i përket martesave brenda një viti.

Prizreni, qyteti i martesave

Prizreni është qyteti i dytë më i madh në Kosovë për numrin e banorëve, por i pari për sa i përket martesave brenda një viti, duke lënë prapa kryeqytetin, Prishtinën.

Kosovë në vitin 2013, janë kurorëzuar 14 664 çifte. Komuna e Prizrenit zë vendin e parë në Kosovë me 1 260 kurorëzime ose 8.6%; pastaj, vjen Prishtina 1 092 ose 7.4%; ndërsa në vendin e tretë gjendet Ferizaj me 877 ose 6.0% etj.

Këto janë shifrat e publikuara në dhjetor 2014 nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Sipas regjistrimit të popullsisë të pranverës 2011, në Kosovë, pa veriun u numëruan 1.739. 825 banorë rezidentë, në Prishtinë 198,897, ndërsa në Prizren 177,781 banorë.

Regjistrimi tregonte se në Kosovë 92.93 % e banorëve janë shqiptarë. Pjesa tjetër e përqindjeve iu takon komuniteteve pakicë, 1.58% boshnjakë, 1.47 % serbë, 1.08 % turq, etj.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme