Peru – Konferenca për Klimën miraton dokumentin përfundimtar

Konferenca e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Klimën miratoi më në fund dokumentin për ndryshimet klimatike, dokument që kishte hasur pengesa për shkak të përmbajtjes së tij.

Peru – Konferenca për Klimën miraton dokumentin përfundimtar

Ky dokument duhet të nënshkruhet më pas në samitin e Parisit, që do të zhvillohet vitin e ardhshëm.

Miratimin e dokumentit e bëri publik Manuel Pulgar Vidal, ministri peruan i Mjedisit dhe president i kësaj konference, para seancës plenare me delegacionet e 145 vendeve, që duartrokitën menjëherë miratimin e këtij dokumenti.

Ministri peruan i Mjedisit, Manuel Pulgar Vidal, theksoi ndër të tjera se do të ishte shumë mirë që teksti i këtij dokumenti përfundimtar të quhej ”Apeli i Limës për aksionin për klimën”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme