Shkupi mes 15 qyteteve me hotelet më të lira në botë

Në rangun e listës e shpallur nga GoEuro.com, Shkupi është mes 15 qyteteve me çmime më të pranueshme në botë për akomodim në të gjitha kategoritë.

Shkupi mes 15 qyteteve me hotelet më të lira në botë

Shkupi në vitin 2014 është në vendin e 13-të në rangun e listës së qyteteve më të arritshme në botë, sipas indeksit të çmimeve për akomodim në uebfaqen GoEuro.com.

Indeksi ndjek ngjarjet në mbi 60 mijë kapacitete akomodimi në më shumë se 150 qytete të botës dhe ka për qëllim të konfirmojë efektet e trendeve të reja në industrinë e hotelerisë.

Sipas hulumtimit, popullariteti rritës në rrjet të arritshëm për vendosje të sigurt Airbnb dhe rritje të vazhdueshme të industrisë së hoteleve, konsiderohen si faktorë të rëndësishëm për të gjithë që dëshirojnë të udhëtojnë.

Në rangun e listës e shpallur nga GoEuro.com, Shkupi është mes 15 qyteteve me çmime më të pranueshme në botë për akomodim në të gjitha kategoritë. Nju-Jorku është radhitur si qyteti më i shtrenjtë, ndërsa Tirana qytet më i lirë, ku bëjnë pjesë edhe Sofja, e cila është radhitur në pozitën e tretë, Bukureshti në vendin e shtatë dhe Beogradi në vendin e nëntë.

GoEuro.com është ueb faqe në Berlin për kërkimin e informacioneve për udhëtime nëpër Evropë, e cila ofron krahasime, përkatësisht opsione të kombinuara për udhëtime me aeroplan, linjë hekurudhore, autobus ose makina me qira.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme