3 Dhjetori, Dita Botërore e Personave me Aftësi të Kufizuar

Dita Botërore e Personave me Aftësi të Kufizuar (PAK), 3 Dhjetori synon ndërgjegjësimin e shoqërisë civile, donatorëve, por edhe të përfituesve për t’u bërë pjesë dhe për t’u përfshirë në procesin e integrimit të personave me aftësi të kufizuar.

3 Dhjetori, Dita Botërore e Personave me Aftësi të Kufizuar

Në kuadër të kësaj dite edhe në Shqipëri do të zhvillohen aktivitete të ndryshme, si prezantimi i botimit të manualit në ndihmë të mësuesve “jam mes jush i ndryshëm e i barabartë”. Ky botim është një përmbledhje mbi përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuar në shkolla dhe vjen si bashkëpunim midis Ministrisë së Arsimit dhe Sportit me organizatën “World Vision”, aktivitet ky në të cilin do të jetë e pranishme zv/ministrja e Arsimit Nora Malaj.

Në një tjetër aktivitet do të jetë e pranishme, zv/ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Bardhylka Kospiri si dhe zv/ministrja e Shëndetësisë Milva Ekonomi.

Deri në fund të viteve 80 aftësia e kufizuar ose përkufizimi i aftësisë së kufizuar kanë qenë një çështje e debatit në Evropë dhe në botë.

Njerëzit me aftësi të kufizuara kanë të njëjtat nevoja shëndetësore si edhe personat jo me aftësi të kufizuara,kanë nevojë për imunizim, depistim të kancerit,etj. Por ata gjithashtu janë më të prekshëm nga një sëmundje apo një problem shëndetësor, si për shkak të varfërisë ,për shkak të përjashtimit social, gjithashtu edhe për shkak se ata mund të jenë më të prekshëm nga sëmundjet sekondare, të tilla si plagë apo infeksionet e traktit urinar.

Provat kanë treguar se njerëzit me aftësi të kufizuara përballen me pengesa në aksesin për shërbime shëndetësore dhe rehabilituese, për të cilat ata kanë nevojë për më shumë ambiente. Përqindja e personave me aftësisë të kufizuar është rritur ndër shkaqet e tjera, për shkak të plakjes së popullsisë dhe rritjes së sëmundjeve kronike.

Njerëzit me aftësi të kufizuara kanë më pak akses në shërbimet shëndetësore dhe për këtë
arsye ata përjetojnë nevoja të e paplotësuara të shërbimit të kujdesit shëndetësor.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme