Një revistë gjermane studion shqiptarët e Turqisë

Studiuesi Stephan Lipsius është duke bërë një kërkim shkencor mbi origjinën e shqiptarëve që jetojnë sot në Turqi për revistën e njohur gjermane "Albanishche Hefte", e cila i përket një grupi miqësor Shqiptaro-Gjerman me qendër në Gjermani.

Një revistë gjermane studion shqiptarët e Turqisë

Studiuesi Stephan Lipsius është takuar me shoqatën e emigrantëve nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova (MAK-DER), Shoqatën e Valleve Folklorike të Lagjes “Zafer”, Shoqatën e Turqve të Shkupit dhe Kosovës si dhe shoqata të tjera të personave me origjinë shqiptare.

Hulumtuesi Lipsius po bën disa kërkime mbi mënyrën e mbijetesës së kulturave dhe gjuhëve në Turqi. Ai dha disa të dhëna për agjencinë e lajmeve AA nga përshtypjet e para në lidhje me temën e tij të kërkimit shkencor.

Lipsius duke folur për Grupin Miqësor Gjermani-Shqipëri tha se ky grup është formuar në vitin 1972 dhe se prej kohësh boton një revistë me emrin "Albanishche Hefte", e cila herë pas here bën studime shkencore në lidhje me shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë si dhe ata që jetojnë në vendet e tjera Evropiane.

Duke vënë në dukje veçoritë e shqiptarëve të Ballkanit Lipsius tha se pas trazirave të viteve 1990 shqiptarët janë bërë më nacionalistë dhe si rrjedhojë shqiptarët që jetojnë në vendet Evropiane kanë ruajtur me fanatizëm gjuhën dhe kulturën e tyre.

Lispsius duke dhënë informacione mbi gjuhën e shqiptarëve në Evropë tha se shqiptarët e Gjermanisë e ruajnë gjuhën e tyre dhe se ata vazhdimisht kërkojnë t'ju jepet e drejta e përfshirjes së gjuhës shqipe nëpër shkolla. Nga ana tjetër ai theksoi se shqiptarët që jetojnë në vendet e tjera Evropiane bëjnë më shumë kujdes në ruajtjen e gjuhës së tyre, ndërkohë ai ka shprehur habinë lidhur me faktin që shqiptarët e Turqisë janë integruar në mënyrë vullnetare në kulturën dhe gjuhën turke.

Lipsius theksoi gjithashtu se Shqiptarët që jetojnë në Turqi në ambientet e shoqatave apo lokaleve të tyre pranë flamurit shqiptar ata mbajnë patjetër një flamur turk dhe se ky veprim nuk mund të bëhet me forcë.

Lipsius ka thënë se kjo gjë ndodh sepse shqiptarët që jetojnë në Turqi e ndjejnë veten e tyre si turq. "Edhe pse thonë që janë shqiptarë ata e ruajnë me fanatizëm kulturën dhe zakonet turke po aq sa ato shqiptare. Në Gjermani nuk ndodh kjo. Një shqiptar nuk jeton si gjerman dhe nuk bën veprimet e tij. Ai gjithmonë mundohet të nxjerrë në pah shqiptarizmin e tij" shtoi ai.

Lipsius cilëson gjithashtu se ky integrim i vullnetshëm mund të jetë frut i bashkëjetesës afro 600-vjeçare, ndërsa prania dhe ndihma ekonomike, sociale dhe kulturore e Turqisë në vendet e Ballkanit mund të jetë një shkak tjetër ka shtuar ai.

Lipsius në përfundim u shpreh se Gjermania dhe shtetet e tjera Evropiane i konsiderojnë veprimet e Turqisë në vendet e Ballkanit si një "evolucion osman".


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme