Shqipëri – Ministria e Shëndetësisë reagon për vaksinën e gripit

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka reaguar sot pas ndërprerjes së vaksinës së gripit në Itali duke thënë se Shqipëria nuk ka eksportuar vaksinë nga kompania në fjalë.

Shqipëri – Ministria e Shëndetësisë reagon për vaksinën e gripit

Përmes një komunikate për shtyp Ministria e Shëndetësisë ka dhënë infromacione në lidhje me vaksinën e gripit në Shqipëri.

Në komunikatën për shtyp Ministria e Shëndetësisë ka thënë se lidhur me raportimet në media për pezullimin e dy shtameve të vaksinës kundër gripit, “Fluad” të prodhuesit farmaceutik “Novartis” në Itali, bëjmë me dije se asnjë shtam i kësaj vaksine, prodhim i kësaj kompanie farmaceutike nuk është importuar në Shqipëri.

Në komunikatën për shtyp Ministria e Shëndetësisë gjithashtu ka dhënë sqarime në lidhje me vaksinat e importuara dhe se këto vaskina janë si më poshtë:

1. Vaxigrip – prodhim i Sanofi Pasteur, importuar nga Imifarma;
2. Fluarix – prodhim i GSK, importuar nga Rejsi Farma dhe Avicena;
3. Influvac – prodhim i Abbott, importuar nga Fufarma, Deltapharma-al dhe Megaparm.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme