SHBA – Mosgjykimi i policit që vrau Brown risjell protestat

Sipas raportimeve të agjencive të lajmeve është dhënë vendimi për mosgjykimin e policit, Darren Wilson i cili vrau të riun me ngjyrë, 18-vjeçarin e paarmatosur Michael Brown në Missiouri të SHBA-së.

SHBA – Mosgjykimi i policit që vrau Brown risjell protestat

Pasi kaluan disa ditë për vlerësimin e situatës, trupi gjykues shpalli vendimin për policin i cili vrau të riun Brown në Ferguson të St. Louis. Pasi trupi gjykues i përbërë nga 12 anëtarë mori vendimin, prokurori i St. Louis, Robert McCulloch doli në një konferencë për shtyp.

McCulloch ka theksuar se pasi ka shqyrtuar provat para dhe pas ngjarjes, pasi ka dëgjuar disa dëshmitarë në ngjarje dhe pas një procesi të hollësishëm ka arritur në përfundimin se: "Polici Wilson ka vepruar brenda kompetencave të dhëna dhe nuk është e nevojshme që të gjykohet dhe ndiqet penalisht". McCulloch ka theksuar se informacionet në lidhje me vendimin janë të fshehta dhe ka pohuar se gjatë procesit hetimor nuk janë bërë regjistrime.

- Kanë filluar protestat

Familjarët e të riut të vrarë, Michael Brown kanë theksuar se ata janë shumë të zhgënjyer nga vendimi, por kanë kërkuar që protestat që do të zhvillohen duhet të jenë paqësore.

Pas vendimit në shumë qytete të SHBA-së dhe veçanërisht në Ferguson po zhvillohen protesta. Ndërsa policia ka marrë masa shtesë të sigurisë në vendet e fillimit të protestave.

Pas vendimit një grup protestuesish afërsisht prej 1000 personash janë mbledhur në Union Square, në Nju-Jork, ku pasi kanë thyer barrikadat e policisë kanë marshuar drejt Wall Street. Ndërkohë prefekti i Missourit, Jaz Nixon para vendimit kishte shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme