Madagaskar - OBSH: Murtaja shkakton 40 të vdekur

Të paktën 40 persona kanë vdekur si pasojë e murtajës, që ka prekur Ishullin e Madagaskarit në lindje të Afrikës, sipas OBSH-së.

Madagaskar - OBSH: Murtaja shkakton 40 të vdekur

"Rreth 80 persona, nga të cilët 40 kanë gjetur vdekjen, janë prekur nga murtaja në Madagaskar", bëri të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) përmes një komunikate.

OBSH-ja vë theksin mbi rrezikun e përhapjes së shpejtë të sëmundjes në kryeqytetin Antananarivë të ishullit të katërt më të madh në botë, ndërsa shpjegon se autoritetet në Madagaskar përdorin pesticide të ndryshme për shfarosjen e insekteve, që transmetojnë virusin.

Rasti i parë i murtajës në këtë zonë është regjistruar në muajin gusht, në një fshat rreth 200 km larg Antananarivës, ku një i ri ka humbur jetën, thuhet ndër të tjera në deklaratën e OBSH-së.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme