Bateritë e gjeneratës së re

Një grup shkencëtarësh koreanë ka arritur të përmirësojë teknologjinë e baterive me litium që përdoren gjerësisht në aparatet celularë, por edhe në sektorë të tillë si prodhimi i avionëve apo automjeteve elektrikë

Bateritë e gjeneratës së re

Këto bateri të gjeneratës së re, karikohen 7 herë më shpejt se ato që janë në përdorim aktualisht. Ekipi i hulumtuesve të Universitetit të Pohangut, përdorën materiale jo-organike të tilla si silici dhe titani për të prodhuar këto bateri të reja.

Mënyra tradicionale e prodhimit të baterive është ajo e rreshtimit të blloqeve me kristale kolaidale dhe atyre kopolimere, të cilat kërkojnë më shumë kohë të karikohen.

Shkencëtarët thanë se metoda e re ofron një alternativë më të mirë për mënyrën se si ne i sintetizojmë materialet. E nga ana tjetër, kjo do të sjellë ndryshime në sasinë e ruajtjes së energjisë në të ardhmen. Ekipi korean beson se një periudhë 5-vjeçare do të mund që zbulimet e tyre akademike të jenë gati për t’u materializuar, të gatshme për tregun.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme