Vendet e G20-s angazhohen për zhdukjen e epidemisë Ebola

Vendet e G20-s u angazhuan në Australi që të zhdukin epideminë Ebola, që ka shkaktuar mbi 5.000 të vdekur në Afrikën Perëndimore dhe ka prekur tashmë edhe një shtet tjetër, Malin.

Vendet e G20-s angazhohen për zhdukjen e epidemisë Ebola

Ndërkohë që kishte qenë deri tani e kursuyer, duke mos pasur asnjë vdekje, Mali njoftoi të premten se brenda tri ditëve regjistroi tre të vdekur në katër raste të prekur nga epidemia dhe se ka vendosur më shumë se 250 persona nën mbikqyrje.

Ky informacion risolli frikën ndonëse Kinshasa njoftoi dje fundin e një vatre më të vogël të Ebolas, që ka bërë rreth 50 të vdekur në një zonë të izoluar të Republikës Demokratike të Kongos.

Nga ana e tyre, anëtarët e G20-s u shprehën se angazhohen që të bëjnë gjithçka është e nevojshme për të zhdukur epideminë dhe të mbulojnë pasojat e saj ekonomike dhe humanitare në terma afatmesëm”, sipas një komunikate të publikuar në Brisbejn, në lindje të Australisë.

Por ky tekst nuk paraqet asnjë angazhim financiar, duke u shprehur se “vendet e G20-s do të punojnë nëpërmjet bashkëpunimeve dypalëshe, rajonale dhe multilaterale, si dhe në bashkëpunim me aktorët joqeveritarë”.

Nga ana tjetër, ata përshëndetën iniciativën e FMN-së që të japë 300 milionë dollarë shtesë për të luftuar Ebolën dhe reduktuar presionet mbi Guinenë, Liberinë dhe Sierra-Leonen, nëpërmjet huave, reduktimit të borxhit dhe subvensioneve.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme