Londër – Takohen më i gjati dhe më i shkurtri i botës

Në kuadër të përvjetorit të 60-të të librit të rekordeve "Guinness" në Londër janë takuar njeriu më i gjatë dhe më i shkurtër në botë.

Londër – Takohen më i gjati dhe më i shkurtri i botës

Shtetasi turk Sultan Kose, i gjatë 2 metra e 51 centimetra, dhe Chandra Bahadur Dangi nga Nepali, i cili është i gjatë vetëm 54,6 centimetra, kanë pasur mundësi për herë të parë të takohen në ceremoninë e shënimit të përvjetorit të librit “Guinness”, aktivitet i mbajtur në afërsi të orës më të madhe në botë Big Ben dhe Pallatit Westminster, të njohur si Parlamenti në Londër.

Turku Sultan dhe nepalasi Chandra pozuan dorë për dore para mediave duke mos e fshehur kënaqësinë që u takuan.

"Askush deri më tani nuk e theu rekordin tim, jam krenar që e përfaqësoj vendin tim", deklaroi 32-vjeçari Sultan Kose në një bisedë me gazetarin e agjencisë turke të lajmeve AA.

Kopja e parë e librit “Guinness” është shtypur në vitin 1955, dhe deri më tani janë shitur 132 milionë kopje të këtij libri.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme