SHBA - Konfirmohet rasti i parë me Ebola në Nju-Jork dhe Mali

Një mjek, i cili kishte qenë vullnetar në Afrikën Perëndimore, u trajtua në një spital të Nju-Jorkut pasi rezultoi pozitiv për virusin Ebola.

SHBA - Konfirmohet rasti i parë me Ebola në Nju-Jork dhe Mali

Ky është rasti i parë i konfirmuar në qytetin disamilionë banorësh, njoftuan zyrtarë të ndryshëm.

Ndërkohë, qeveria e Malit konfirmoi praninë e virusit në një vajzë dyvjeçare, e cila kishte ardhur në vend nga Guineja fqinje, çka përbën edhe këtu rastin e parë në vend.

Mjeku njujorkez, i identifikuar si Craig Spencer, 33 vjeç, u izolua në "Bellevue Hospital Center" për trajtim të mëtejshëm, pasi kishte patur temperaturë të lartë dhe simptoma gastrointestinale, karakteristike për Ebolan.

"Nuk ka asnjë arsye që njujorkezët të alarmohen", deklaroi kryetari i Bashkisë, Bill de Blasio.

Ndërkohë, Guvernatori i ri i Nju-Jorkut, Andrew Cuomo, deklaroi se autoritetet shëndetësore të qytetit kishin reaguar shumë shpejt.

“Jemi gati për çdo rast të ri”, deklaroi Cuomo.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme