Mjekët apel për parandalim dhe diagnostikim në kohë të osteoporo

Në Ditën Botërore të Osteoporozës, 20 Tetor, mjekët specialistë apelojnë për t’u treguar të kujdesshëm gjatë gjithë jetës për parandalimin e shkaqeve të kësaj sëmundjeje.

Mjekët apel për parandalim dhe diagnostikim në kohë të osteoporo

Në Ditën Botërore të Osteoporozës, në 20 Tetor, mjekët specialistë apelojnë për t’u treguar të kujdesshëm gjatë gjithë jetës për parandalimin e shkaqeve të kësaj sëmundjeje. Diagnostikimi në kohë, sipas tyre, mbetet mënyra më efektive.

Mjekët reumatologë thonë se gratë pas moshës 50 vjeç dhe burrat mbi 70 vjeç vuajnë nga osteoporoza, sëmundje e cila karakterizohet nga masa e ulët kockore dhe përkeqësimi mikro-arkitekturor i indit kockor. Statistikat botërore tregojnë se 1 në 3 gra dhe 1 në 5 burra të moshës mbi 50 vjeç shfaqin shenja të kësaj sëmundjeje të kockave. Por, edhe pse shfaqet me të njëjtët tregues edhe në vendin tonë, mjekët thonë se kjo sëmundje nuk është shumë e njohur në vend, madje edhe nga vetë personeli mjekësor.

Mjekët këshillojnë “mospërdorim të kontraceptivë pa kriter (por në rastet e jashtëzakonshme, kur rekomandon mjeku), ushtrimi i aktivitetit fizik, parandalimi i jetës sedentare, shmangia e dietave të fuqishme, por dhe marrja e rrezeve në banjo dielli gjatë gjithë vitit, përdorimi i ushqimeve të shumëllojshme, me të gjithë përbërësit si vitaminat, kalcium, etj”. Ndërsa, pas moshës 50 vjeç, individët duhet të marrin në ushqim shtesa të kalciumit dhe të vitaminës D, e cila gjendet tek vaji i peshkut etj, që jepen me porosi dhe këshilla të mjekut.

Pasojat më të hasura të sëmundjes janë dhimbje shpine, humbje në gjatësinë trupore, deformim (protuberant abdomen) dhe reduktim në funksionet pulmonare. Po ashtu, osteoporoza sjell edhe rënie të theksuar të cilësisë së jetesës.

“Osteoporoza nuk ka asnjë shenjë apo simptomë derisa ndodh një thyerje, prandaj është quajtur shpesh një ‘sëmundje e heshtur’. Fraktura Osteoporotike ndodh kryesisht në zona të tilla si dora, parakrahu, këllku, legeni dhe shpina, dhe mund të shkaktojë dhimbje të forta, paaftësi të rënda, madje edhe vdekjen”, thotë Jeta Lakrori nga Departamenti i Promocionit në Institutin e Shëndetit Publik. Sipas saj, është vlerësuar se në mbarë botën ndodh në çdo tri sekonda një frakturë osteoporotike. Shumica dërrmuese e frakturave ndodh në gratë pas moshës 65 vjeç.

Për të patur e ruajtur kockat të shëndetshme, Fondacioni Botëror i Osteoporozës (IOF) propozon pesë strategji për të zvogëluar rrezikun e frakturave osteoporotike, që bazohen në aktivitetin fizik, dietë të ekuilibruar, mbajtjen e një peshe normale, identifikimin e faktorëve të rrezikut, si dhe konsultimi me mjekun.
Për t’u diagnostikuar për osteoporozën ka disa mënyra, sikurse radiografi e skeletit, skaneri, rezonanca magnetike që japin informacion mbi fortësinë e kockës. Klinika e Reumatologjisë në Qendrën Spitalore Universitare ka ndërmarrë ndërkohë nisma të herëpashershme për sensibilizimin e popullatës dhe mjekëve për këtë sëmundje, me qëllim njohjen e saj.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme