Ebola sëmundja më e keqe bashkëkohore

OBSH cilëson këtë virus si krizë më të keqe të kohërave bashkëkohore.

Ebola sëmundja më e keqe bashkëkohore

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka cilësuar virusin ebola, i cili ka marrë mijëra jetë njerëzish në Afrikën Qendrore dhe atë Perëndimore, si krizën më të keqe shëndetësore në botën moderne.

Kryetarja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Margaret Chan, në një konferencë në kryeqytetin Manila në Filipine tha se kjo është "kriza më e keqe shëndetësore në kohët moderne".

Për të edukuar publikun rreth sëmundjeve infektive, Chan vlerësoi se duhet një strategji mbrojtëse për një sëmundje të tillë. Sipas saj 90% të shpenzimeve e kanë origjinën nga përpjekjet e gabuara dhe mos-organizimi dhe mos-informimi i popullit ndaj parandalimit të infeksioneve.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se mbi 4 mijë persona kanë humbur jetën nga virusi ebola.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme