Britania premton 160 mln. € për luftimin e Ebolas në Sierra-Leone

Britania e Madhe premtoi të enjten se do të zhbllokojë 160 mln. € për të luftuar kundër Ebolas në Sierra-Leone, gjatë një konference ndërkombëtare në Londër.

Britania premton 160 mln. € për luftimin e Ebolas në Sierra-Leone

Premtimi u formulua gjatë kësaj konference në prani të ministrave, diplomatëve dhe autoriteteve sanitare të rreth 20 vendeve. Por në mungesë të Presidentit të Sierra-Leones, Ernest Bai Koroma, avioni i të cilit nuk fluturoi dot për shkak të problemeve teknike.

“Britania e Madhe zhvillon dhe koordinon luftën në Sierra-Leone por kemi nevojë për ndihmën ndërkombëtare, krysisht në personel mjeksor të kualifikuar”, theksoi ministri britanik i Punëve të Jashtme, Philip Hammond, në krahë të ministres së Zhvillimit, Justine Greening.

“Është e qartë se jemi më shumë në fillim të luftës sesa në fundin e saj. Kjo epidemi përbën një kërcënim madhor, që nuk njeh kufij”, insistoi shefi britanik i diplomacisë, i cili, gjatë kësaj konference, i bëri homazhe guximit dhe ndërhyrjes së William Pooley, infermier vullnetar britanik që ishte infektuar nga virusi në Sierra-Leone dhe u shërua pasi u kurua në Britani të Madhe.

Shuma prej 125 milionë sterlinash (160 milionë euro) e premtuar nga Londra, një shumë që prëfshin edhe shpenzimet logjistike, do të shërbejnë kryesisht për vendosjen e 700 krevatëve dhe financimin e qendrave të reja të trajtimit kundër virusit.

Por organizata “Save the Children” paralajmëroi se kjo shumë nuk është e mjaftueshme për bllokimin e avancimit të “tmerrshëm” të epidemisë, që aktualisht ka prekur pesë persona të tjerë në ish-koloninë britanike, sipas kësaj OJQ-je me qendër në Londër.

Sipas vlerësimeve të fundit nga Organziata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), më shumë se 2.300 persona janë infektuar nga ky virus në Sierra-Leone, ku 622 kanë vdekur. Duke përllogaritur edhe katër vendet e tjera afrikane të prekura, Guinenë, Liberinë, Nigerinë dhe Senegalin, bilanci është 3.338 të vdekur kundrejt 7.178 të infektuarve.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme