SHBA - Regjistrohet rasti i parë me virusin Ebola

Në SHBA është regjistruar zyrtarisht rasti i parë me virusin Ebola. Personi i infektuar është një pasagjer i fluturimit nga Liberia në Teksas.

SHBA - Regjistrohet rasti i parë me virusin Ebola

Pas shumë alarmesh false në SHBA, Shtëpia e Bardhë është alarmuar për shkak të diagnostikimit të një personi të infektuar me virusin Ebola në Teksas.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, ka zhvilluar një takim urgjent me kreun e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Infektive (CDC), Dr. Tomas Fridën, teksa në të gjithë vendin kanë filluar përgatitjet për luftën kundër këtij virusi.

Sipas një komunikate të Shtëpisë së Bardhë, tema e takimit Obama-Fridën ka qenë kontakti me të prekurin nga ky virus dhe mundësia për të marrë nën kontroll personat, që kanë qenë në kontakt me të infektuarin.

Dr. Fridën ka njoftuar se SHBA-të janë gati të luftojnë me këtë virus dhe zotërojnë të gjitha kapacitetet e nevojshme për të përballuar një fluks të mundshëm në këtë drejtim, theksohet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë dhe sqarohet se personi i prekur me virusin Ebola kishte udhëtuar nga Liberia drejt Dallasit, Teksas, më datë 20 shtator.

Pa dhënë më shumë detaje mbi personin e infektuar dhe fluturimin e tij drejt SHBA-ve, shefi i CDC-së është shprehur i sigurt se do ta parandalojnë këtë virus vdekjeprurës.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme