OBSH-ja parashikon mijëra raste të reja me Ebola në Liberi

Mijëra raste të reja të ethes hemoragjike Ebola priten në tri javët e ardhshme në Liberi, sipas një raporti të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

OBSH-ja parashikon mijëra raste të reja me Ebola në Liberi

"Disa mijëra raste me virusin e Ebolas priten në Liberi në tri javët e ardhshme", nënvizon raporti i OBSH-së, që i kërkon të gjithë personelit sanitar të përgatitet për një rritje të jashtëzakonshme në vendet, ku ka përhapje të konsiderueshme të virusit.

Liberia është vendi i Afrikës Perëndimore, që ka regjistruar numrin më të madh të rasteve dhe të të vdekurve që prej shpërthimit të epidemisë në muajin mars.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme