Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Presidenti i "Çalik" vlerësohet nga UT-ja me "Honoris Causa"

Universiteti i Tiranës nderoi sot me titullin “Honoris Causa” Ahmet Çalik, Presidentin e “Çalik Holding”.

Presidenti i "Çalik" vlerësohet nga UT-ja me "Honoris Causa"

Në ceremoninë e zhvilluar në ambientet e Rektoratit të Tiranës ishin të pranishëm Ministrja se Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla, Hidayet Bayraktar, Ambasador i Republikës së Turqisë në Shqipëri, Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, senatorë dhe profesorë të nderuar.

Akordimi i titullit është bërë me motivacion “Për kontribut të veçantë dhe këmbëngulje të pashoqe në zhvillimin e ekonomisë shqiptare si dhe për vlerësimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të universiteteve në Shqipëri.

“Dhënia e këtij titulli për Ahmet Çalik është një kontribut dhe nxitje për bashkëpunimin në sektorin ekonomik në vendin tonë. Sipas Forb, “Çalik” vlerësohet si një person mjaft i suksesshëm. Madje nuk mund të lëmë pa përmendur se “Çalik” është një nga 5 investuesit më të rëndësishëm në vendin tonë”, u shpreh gjatë ceremonisë së dhënies së titullit, Ervin Demo, zv/rektor i Universitetit të Tiranës.

Dekani i Fakultetit të Ekonomisë e konsideroi ceremoninë si një nga momentet më të bukura, pasi Ahmet Çalik ka investuar në shumë fusha”.

Nga ana e tij, Ahmet Çalik, duke shprehur falënderime për dhënien e titullit “Honoris Causa”, theksoi se partneriteti me Shqipërinë dhe Kosovën, duke filluar nga viti 2000 është bërë vëllazëror”. Për të ceremonia dëshmoi se ai është pjesë e Shqipërisë, duke qenë krenar për investimet e tij në vendin tonë.

“Nëse me investimet tona kemi arritur të përmirësojmë ekonominë e Shqipërisë, për ne kjo është gjë e madhe” tha Çalik.

Sipas tij, kompanitë e tij kanë sjellë risi në Shqipëri, por duke ndarë këto suksese do të mund të fuqizohen të dyja shtetet. Grupi ynë, nënvizoi ai, duhet të operojë sa më shumë për të sjellë vlerë të shtuar, kjo është arsyeja se përse të gjitha kompanitë e operimit nuk mund të ndahen nga përgjegjësia sociale.

Një ndër sukseset më të mëdha për Çalik është të ndihmosh ata që kanë të ardhura të ulta, sidomos të rinjtë. Ai ka konfirmuar do të vazhdojë të mbështesë fushën e arsimit, si parësore.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme