Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Hapet panairi i Izmirit

Panairi Ndërkombëtar i Izmirit, që sivjet organizohet për herë të 83-të, u çel me një organizim të dyfishtë dhe do të mirëpresë vizitorët deri në 7 shtator.

Hapet panairi i Izmirit

Ceremonia e parë në “Kültürpark” u zhvillua në Qendrën e Artit Ismet Inonu. Ndërsa në mbrëmje u zhvillua kortezhi i popullit në lagjen buzë detit Kordon.

Kryetari i Bashkisë së Metropolit të Izmirit, Aziz Kocaoğlu, preu kordelen e inaugurimit në platformën e ngritur në Kültürpark.

Pas hapjes zyrtare, panairi u mbush plot e përplot që në ditën e parë. Stenda më e pëlqyer për banoret e qytetit padyshim ishte ai i Indisë me stolirat e veçanta.

Vendi partner i panairit për këtë vit ishte Republika ishullore e Mauricit, e cila prezantoi frutat e ndryshme tropikale.

Ndër vendet pjesëmarrëse janë edhe Kosova, Bosnje-Hercegovina dhe Bullgaria.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme