Rreth 5% e të rriturve të varur ndaj lojërave dhe internetit

Rreth 5,36 milionë japonezë nga mosha 20 vjeç (rreth 4,4 milionë meshkuj) nuk mund të qëndrojnë pa përdorur këto lojëra.

Rreth 5% e të rriturve të varur ndaj lojërave dhe internetit

Rreth pesë për qind e të rriturve japonezë janë të varur ndaj lojërave dhe pothuajse po kaq ndaj internetit, një patologji në rritje të ndjeshme në një ambient të favorshëm për zhvillimin e këtyre lloj sjelljesh, tregon një studim i publikuar dje.

Rreth 5,36 milionë japonezë nga mosha 20 vjeç (rreth 4,4 milionë meshkuj) nuk mund të qëndrojnë pa përdorur këto lojëra, kryesisht ”pachinko” dhe ”pachinslot”, tip bilardosh vertikale dhe xhek pote, në salla të posaçme dhe të mbushura plot me tym që i gjen kudo në Japoni.

Sipas studimit të drejtuar nga Susumu Higuchi, drejtor i një qendre spitalore të specializuar në varësitë e ndryshme, në shumicën e vendeve të botës, rreth një përqind e të rriturve kanë një varësi ndaj lojërave, dhe si krahasim, proporcioni në Japoni është shumë i lartë.

”Rezultatet e këtij studimi, të publikuara pjesërisht në shtypin japonez, janë paraqitur në një kohë që qeveria mendon të lejojë kazinotë në Japoni, gjë që do të përkeqësonte edhe më shumë situatën”, thekson autori i këtij studimi.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme