Një 70-vjeçar kalon me not kanalin e La Manshit

Një australian 70-vjeçar është notari më i vjetër që kalon kanalin e La Manshit.

98449
Një 70-vjeçar kalon me not kanalin e La Manshit

Ai u nis nga Douvres në Angli, Cyril Baldock iu deshën 12 orë dhe 45 minuta për të arritur brigjet franceze në Cap Gris Nez, një distancë prej 34 kilometrash.

Në moshën 70 vjeç dhe nëntë muaj, ai theu rekordin e më parshëm të një Britaniku, Roger Allsopp, i cili ishte vetëm pesë muaj më i ri.

“Pi ndonjë birë vetëm për arsye mjekësore, për të fjetur gjum”, thotë me shaka 70 vjeçari, i intervistuar nga agjencia australiane AAP kur mbëriti në Cote d’Opale.

“Pas dhjetë orë notim, u përballa me 30 minuta të vështira, u shqetësova pak. Duart më dhimbnin dhe nuk po avancoja shumë, por e rimorra veten”, tregoi ai.

Por rekordi i tij ndoshta nuk zgjat për shumë kohe pasi Irene Keel, edhe ajo australiane, po përgatitet të provojë të kalojë La Manshin për pakë ditë. Ajo është 73 vjeç.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme