Marrëdhëniet e mira me fqinjët, të mira edhe për zemrën

Sipas një studimi amerikan të publikuar të martën të kesh marrëdhënie të mira me fqinjët dhe të jetosh në një ambient me kohezion social mund të reduktojë rrezikun për një krizë kardiake.

95712
Marrëdhëniet e mira me fqinjët, të mira edhe për zemrën

Ndërkohë që studimet kanë treguar tashmë se zhurma, ndotja apo densiteti i restoranteve fast food në një lagje mund të kenë një ndikim negativ në shëndetin kardiovaskular, një ekip studiuesish të drejtuar nga Eric Kim, nga Universiteti i Miçiganit ka bërë studime për atë që mund të ketë një efekt mbrojtës për nivelin e marrëdhënieve ndërpersonale.

Studimi është publikuar në të përjavshmen ”Journal of Epidemiology and Community Health”, që varet nga grupi British Medical Journal (BMJ).

Gjatë katër viteve, studiuesit kanë analizuar më shumë se 5 000 të rritur me moshë mesatare 70 vjeç, dy e treta prej të cilëve gra dhe që nuk kishin probleme kardiake të njohura që prej fillimit të studimit.

Këta të fundit janë ftuar të vlerësojnë, në një shkallë prej shtatë pikësh, ndjenjat e tyre të përshtatjes me komunitetin, ekzistencës së fqinjëve të gatshëm për t’i ndihmuar në rast të problemeve apo besimin e tyre për pjesën më të madhe të banorëve në lagje.

Duke analizuar 148 të vdekurit si pasojë e krizës kardiake gjatë kohëzgjatjes së studimit, ato kanë treguar se personat që kishin pikët më të larta në shkallën shtatë kishin një rrezik për krizë kardiake të reduktuar në 67 për qind, në raport me ato që kishin deklaruar pikë më të ulëta.

Për Kim, bëhet fjalë për një reduktim domethënës dhe pothuajse të krahasueshëm me ato që mund të jenë verejtur mes një duhanpirësi dhe një jo duhanpirësi.

Rezultati ka marrë parasysh faktorët kryesorë të rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare si mosha, seksi, statusi civil, mënyra e jetesës, pesha apo problemet shëndetësore si diabeti apo hipertensioni arterial.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme