Birmani - Rreth 5,5 milionë euro drogë të groposura në pyll

Autoritetet e Birmanisë gjetën rreth 5,5 milionë euro drogëra të ndryshme të groposura në pyll, në zonën e njohur si Trekëndëshi i Artë, njoftoi policia sot, duke u shqetësuar për një rritje të re të trafikut të drogës në rajon.

88592
Birmani - Rreth 5,5 milionë euro drogë të groposura në pyll

Gjatë një operacioni të përbashkët me Shtetin Shan, në lindje të Birmanisë, ushtria dhe policia gjetën rreth dy milionë pilula metamfiteminë, një sasi të konsiderueshme produktesh kimike, që shërbejnë për prodhimin e drogës, opium dhe blloqe heroine.

“Qeveria është shumë e shqetësuar nga kjo situatë. Droga po shndërrohet në një problem shumë të madh”, njotoi një përgjegjës i policisë antidrogë.

Shteti Shan, rajoni kryesor i prodhimit të drogave në Birmani, bën pjesë në Trekëndëshin e Artë, në kufij me Tailandën dhe Laosin.

Ky rajon për rreth 30 vite ishte prodhuesi i parë i opiumit, lënda e parë për prodhimin e heroinës. Por tashmë Afganistani ka disa vite, që zë këtë pozicion.

Birmania, që po njeh një rritje të prodhimit të metamfitaminës, vazhdon të qëndrojë në vend të dytë në prodhimin e opiumit, me 10 për qind të prodhimit botëror, sipas OKB-së.

Në këtë zonë janë kapur sasi të konsiderueshme droge, ku spikasin 140 kg. heroinë me vlerën e 1,7 milionë euro në korrik.

Në fund të qershorit, Birmania kishte djegur 2,5 tonë drogëra të kapura, ndër to 1,3 tonë opium dhe 225 kg. heroinë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme