Fluks i madh turistësh në parkun natyror Abant

Parku Natyror “Abant”, me një peizazh të pashoq, vazhdon tu ofrojë mysafirëve në çdo stinë një fundjavë relaksuese.

Fluks i madh turistësh në parkun natyror Abant

Liqeni natyror edhe në fundjavë u mbush me pushues në kërkim të një dite të veçantë larg stresit të metropoleve. .

Disa prej pushuesve preferuan hipizmin, ndërsa disa të tjerë e hoqën stresin duke fjetur nëpër shtretër lëkundës prej rrjete.

Një pjesë e gjetën reklasimin gjatë shëtitjeve buzë liqenit.

Por ata që shijuan dhe përfituan nga moti i kthjellët nuk ishin vetëm turistët.

Edhe fshatarët e ardhur për të shitur suvenire dhe produkte natyrale, i dhanë tonet e tyre ngjyrave të bukura të natyrës në Abant.

Këtë vend turistik dhe me peizazh të pashoq në fundjavë e preferuan edhe çiftet e reja të sapomartuara.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme