Antalia – Turistët freskohen në pishina antike

Pushuesit që vijnë në provincën Demre të Antalias, gjatë rrugës për në portin Çayağzı, hyjnë në pishinat e vogla të gurit me burime të ftohta nëntokësore, që kanë mbetur nga periudha e Likiasve.

84079
Antalia – Turistët freskohen në pishina antike

Turqia po digjet gjatë këtyre muajve të nxehtë të vitit, por atyre që u bie rruga nga qyteza turistike Demre, freskohen dhe kurohen në ujërat e ftohta squfurike që dalin nga nëntoka në temperaturën 12-13 gradë celsius.

Në të dyja anët e rrugës që të çon për në portin Çayağzı uji pothuajse shpërthen nga nëntoka.

Uji termal i pasur me squk kuron pickimet e insekteve dhe disa lloje sëmundje lëkure.

Një prej këtyre burimeve është rregulluar me anë të mbështetjes së Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit.

Por pishinat e vogla të gurit që kanë mbetur nga periudha e Likiasve me burime të ftohta nëntokësore, janë më të preferuarat e të gjithë turistëve, pa bërë përjashtime në moshë.

Ata që nuk dinë not, mjaftohen duke u ulur në buzë të pishinës dhe duke freskuar këmbët.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme