Tiranë-Prezantohet projekti për vëzhgimin e qëndrave shëndetësore

Koalicioni shqiptar për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe demokraci të qëndrueshme startoi projektin për monitorimin e qëndrave shëndetësore.

76339
Tiranë-Prezantohet projekti për vëzhgimin e qëndrave shëndetësore

Në konferencën e organizuar ditën e sotme, me temë “Vëzhgim mbi qëndrat shëndetësore në Shqipëri” ishin të pranishëm zv/ministrja e Shëndetësisë, Milva Ekonomi, kryetarja e bordit KLZN, Mirela Arqimandriti, Koordinatorja e programit Assist Impact, Brunilda Stamo, Drejtoresha Ekzekutive KZLN-në, Erjona Mulellari etj.

Ky projekt parashikon vëzhgimin e aspektit operativ dhe teknik të qëndrave shëndetësore dhe degëve të vogla në varësi të tyrë për përmirësimin e shërbimeve mjekësore. Gjatë fjalës së saj, zv/ministrja Ekonomi u shpreh se “nëpërmjet këtij projekti do të monitorojmë e do t’u vijmë në ndihmë qytetarëve, duke kthyer në aktiv edhe rolin e mjekut të familjes, duke zbuluar zonat me vështirësi”. Më tej, ajo shtoi se “nëpërmjet monitorimit bëhen të ditura informacione të vlefshme për ministrinë. Ky projekt teoriksht fillon ne gusht më përgatitjet paraprake dhe praktikisht fillon në tetor”, tha Ekonomi.

Nga ana e saj, Drejtoresha e KZLDQ, Mulellari, u shpreh se “KZLDQ është një koalicion jopartiak, i pavarur duke synuar të përdorim mjetet e monitorimit të zgjedhjeve dhe metodologjinë për demokratizimin e mëtejshëm të shoqërisë shqiptare dhe adresimin e nevojave të qytetarëve shqiptare”.

Ndërsa drejtuesja e ekipit dhe përfaqësuese e qëndrës aleanca gjinore për zhvillim, Mirela Arqimandriti, nënvizoi se “në muajin tetor 2014, KZLDQ do të dërgojë 550 vëzhgues tek qëndrat shëndetësore të përzgjedhura si kampione dhe degët e tyre në të gjithë Shqipërinë”. Për Brunilda Stamon, ky projekt do të rrisë efikasitetin e shërbimeve shëndetësore, pasi informacioni i marrë do të përdoret në mënyre efektive për t’i ardhur ne ndihmë nevojave qofshin këto fizike apo financiare në lidhje me shërbimet shëndetësore. Monitoruesit e KZLN-së do të trajnohen nga stafi teknik i projektit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme