Muzeu i Luvrit u shpall luftë minjve

Frederic Devanlay, nga ndërmarrja e luftës kundër minjve ”Avipur” thotë se ka një rritje të ndjeshme të minjve që prej tetë vjetësh në Paris. E pamundur të dish numrin e tyre, por mendohet të ketë të paktën dy minj për çdo parizian”, thekson ai.

Muzeu i Luvrit u shpall luftë minjve

Edhe kur një të vetëm shikon, të ngjall neveri. Alexandre, student 19-vjeçar, shikon të kalojë një mi, ndërkohë që ishte në piknik mes miqsh në një park të kopshtit ”Tuileries”, pranë Luvrit të njohur, në zemër të Parisit.

Turistët enden mes piramidave të Luvrit dhe parqeve të ”Carrusel”-it, me bar, të ndara me bordura, por që ofrojnë një strehë të qetë si për vizitorët ashtu dhe për minjtë, që nuk hezitojnë të shfaqen në mes të ditës.

“Kjo nuk ndodh shumë larg nga Sena. Bën ngrohtë. Ata dalin për ushqim, por kur ata vijnë pranë nesh, kjo nuk më shqetëson”, thekson Ken, 22 vjeç.

Për disa të mësuar të drekojnë në parqe gjatë orëve të pushimit në punë, ardhja e minjve ishte vetëm si pasojë e neglizhencës së njeriut.

“Ka kaq shumë plehra, është shumë pis. Ka bishta cigaresh kudo dhe mbetje të ushqimeve”, thekson Ariane Dalle, e cila punon në këtë lagje dhe shkon rregullisht për piknik.

“Problemi është se njerëzit nuk kanë respekt për mjedisin”, shton ajo duke treguar me gisht plehrat që grumbullohen mbi bar pavarësisht pranisë së koshave të shumtë të mbeturinave.

Ralf Franckemoelle, 44 vjeç, një gjerman nga Stadtlohn, po shijon me familjen një sanduiç dhe nuk e gjen parkun shumë të ndotur. “Kudo mund të jetë pis”, shprehet ai. “Dhe minj ka kudo”.

“Ka gjithë vitin”. ”Por gjatë verës, ka më shumë minj”, nënvizojnë vizitorët në muzeun e Luvrit, një prej më të vizituarve në botë me 9,2 milionë vizitorë.

- Dy minj për çdo parizian. Luftë kundër tyre -

“Çdo dy muaj, parqeve të jashtme ju bëhet një dezinfektim, këtë verë ka ndodhur çdo muaj”, konfirmon Elise Guillou, zëdhënëse e muzeut.

“Kur shumimi është shumë i madh, si në këtë rast, ndërmarrja informohet menjëherë nga ekipet e muzeut për të reaguar sa më shpejt”, shton ajo.

Sipas Frederic Devanlay, nga ndërmarrja e luftës kundër minjve ”Avipur”, ka një rritje të ndjeshme të minjve që prej tetë vjetësh në Paris. ”E pamundur të dish numrin e tyre, por mendohet të ketë të paktën dy minj për çdo parizian”, thekson ai.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme