Janssens: Epidemia Ebola krejtësisht jashtë kontrollit

Epidemia Ebola, që ka pushtuar Afrikën Perëndimore, rrezikon të përhapet në vende të tjera, paralajmëroi drejtori i veprimeve të organizatës “Mjekë pa Kufij”, Bart Janssens, në një intervistë të publikuar sot nga gazeta “Libre Belgique”.

74569
 Janssens: Epidemia Ebola krejtësisht jashtë kontrollit

“Kjo epidemi është e paprecedentë, është krejtësisht jashtë kontrollit dhe gjendja vetëm po përkeqësohet, pasi po vazhdon të zgjerohet edhe më shumë, mbi të gjitha në Liberia dhe Sierra Leone”, deklaroi Janssens.

“Nëse nuk ka përmirësim të menjëhershëm të gjendjes, ka një rrezik real të shohim vende të tjera të preken nga ky virus”, theksoi ai.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBT) dhe qeveritë duhet të organizohen për të rritur mundësitë dhe kapacitetet për të kontrolluar këtë epidemi”, përfundoi ai.

Epidemia, që ka rënë që prej fillimit të vitit, fillimisht u shfaq në Guine para se të prekte Liberian dhe Sierra Leonen, dy vende fqinje që më 23 korrik regjistronin 1 201 raste nga të cilat 672 vdekjeprurëse, sipas bilancit të fundit të OBT-së.

Virusi Ebola transmetohet në kontakt të drejtpërdrejtë me gjakun, me lëngjet biologjike ose me lëkurën e njerëzve dhe kafshëve të infektuara. Siptomat kryesore janë ethe të shoqëruara me hemoragji, të vjella dhe diarre. Niveli i vdekshmërisë varion nga 25 deri në 90 për qind tek njerëzit dhe aktualisht nuk ka ndonjë vaksinë të efektshme kundër saj.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme