Japoni – Të paktën 15 të vdekur nga temperaturat e larta

Vala e të nxehtit mbytës që ka pushtuar aktualisht Japoninë ka shkaktuar vdekjen e të paktën 15 personave dhe 8 580 të tjerë janë shtruar në spital javën e kaluar, ku 193 janë në gjendje të rendë, njoftoi sot Agjencia për Katastrofat.

Japoni – Të paktën 15 të vdekur nga temperaturat e larta

Sipas disa statistikave të detajuara në 44,4 për qind të rasteve bëhet fjalë për persona të moshuar (mbi 65 vjeç), një kategori që përkon me një të katërtën e popullsisë së Japonisë.

Një javë më parë rreth 3 179 persona kanë kërkuar ndihmën e shpejtë, nga të cilët tre vdiqën.

Çdo vit, mijëra japonezë janë viktima të temperaturave të larta, që ndonjëherë kalojnë 35 gradë Celcius në hije. Vendet publike dhe shumica e godinave janë të pajisura me kondicionerë, por disa persona të moshuar ngurrojnë t’i përdorin ose nuk dinë se si t’i vënë në punë, kështu që fillojnë të dehidratohen nga temperaturat e larta.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme