Për kocka të forta konsumoni qumështin rregullisht!

Fëmijët, të cilët nuk pinë qumësht rregullisht, kanë prirje për të pësuar thyerje të kockave dhe për të qenë obezë krahasuar me moshatarët e tyre, që pinë rregullisht qumësht.

Për kocka të forta konsumoni qumështin rregullisht!

Studimet e realizuara kohë më parë kanë krahasuar rreth 500 fëmijë, që nuk kishin konsumuar qumësht për një kohë të gjatë dhe 1.000 fëmijë të tjerë të së njëjtës moshe, të cilët rregullisht kishin përdorur qumësht.

Grupi i parë i fëmijëve, ata që nuk kanë konsumuar mjaftueshëm qumësht, nevojat për kalcium nuk i kishin siguruar as përmes burimeve tjera, si produktet e tjera të qumështit ose suplementet (tabletat shtesë me kalcium). Kalciumi është përbërësi kryesor i kockave dhe u siguron atyre dendësinë e fortësinë.

Rezultatet kanë treguar se mesatarisht një në tre fëmijë, që kishte shmangur konsumimin e qumështit, kishte pasur një kockë të thyer deri në moshën 9 vjeç, edhe atë kryesisht të ndonjë rënie të parrezikshme ose ndrydhje.

Po ashtu, rezultatet kanë treguar se fëmijët, që nuk kanë konsumuar qumësht, kanë qenë me peshë më të rritur krahasuar me ata, që kanë konsumuar qumësht rregullisht.

Autorët e studimit theksojnë se fëmijët, që shmangin qumështin, kanë rrezik të rritur për thyerje të kockave si pasojë e dendësisë së ulët të masës kockore dhe peshës së rritur trupore. Fëmijët dhe adoleshentët çdo ditë duhet të konsumojnë tre deri në katër shërbime me produkte të qumështit, me qëllim që të zhvillojnë kocka të shëndetshme, pengojnë thyerjen e tyre dhe ulin rrezikun për zhvillim të osteoporozës, që shfaqet në moshë të avancuar.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme