Kuron sëmundjet, ja disa fakte interesante për qepën

Qepa është e njohur për efektet e saj të shumta në shëndetin tonë, ndërsa rekomandohet për shërimin e shumë sëmundjeve. Qepa është një produkt i pazëvendësueshëm në dietën tonë, ku e përdorim si ushqim bazë në pothuajse të gjitha gatimet.

Kuron sëmundjet, ja disa fakte interesante për qepën

Falë hulumtimeve të shumta kryer kohët e fundit, studiuesit kanë dalë në përfundimin se qepa parandalon zhvillimin e kancerit. Vlen të theksohet se qepa është e njohur për uljen e sheqerit në gjak, për dobitë kardiovaskulare, si dhe ndihmon shëndetin gastrointestinal, pasi ka një funksion mbrojtës kundër kancereve të shumta, duke përfshirë edhe kancerin ovarian.

Qepa përmban vitaminat A, B1, B2, C, E, kalcium, hekur, fijeza, kripëra minerale, si dhe hormone bimore të ngjashme me insulinën. Lëngu i qepës forcon muskujt e zemrës, sikundër konsumimi i rregullt i qepës ul nivelin e kolesterolit të keq (LDL) dhe rrit nivelin e kolesterolit të mirë (HDL).

Përbërësit e qepës nxisin gjakëzimin e mukozës, pengojnë procesin e kalbjes, rrisin oreksin, largojnë gazrat dhe pastrojnë gjakun.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme