Papa Francesku: 2 për qind e priftërinjve janë pedofilë

Papa Francesku për herë të parë publikon të dhëna, të cilat tregojnë se “rreth 2%” të klerikëve të Kishës Katolike janë pedofilë.

Papa Francesku: 2 për qind e priftërinjve janë pedofilë

Në një intervistë për gazetën italiane, “La Repubblica”, Papa tha se abuzimi i fëmijëve e ka infektuar Kishën. Ai u zotua se fajtorët do të përballen me masat e ashpra, që u takojnë.

Kreu i Vatikanit tha se vlerësimi me 2% erdhi nga këshilltarët e kishës, që nënkupton një numër rreth 8.000 priftërinj nga 414.000 klerikë në të gjithë globin. Në mesin e 2%, pedofilët janë kryesisht priftërinj, peshkopë dhe kardinalë.

“Ashtu si Jezusi, unë do të përdorë një shkop kundër priftërinjve pedofil. Unë kam gjetur një gjendje të patolerueshme”, theksoi gjithashtu Papa.

Vitin e kaluar Papa Francesku forcoi ligjet e Vatikanit kundër abuzimit të fëmijëve dhe në fillim të korrikut bëri takimin e parë me fëmijët, që kishin rënë pre e abuzimit seksual nga ana e priftërinjve, ku u kërkoi ndjesë të thellë në emër të Kishës Katolike. Por shumë nga viktimat e abuzimit janë të zemëruar, pasi e shohin si dështim të Vatikanit mosndëshkimin dhe i konsiderojnë aktet e turpshme si mbulim të klerikëve të saj.

I pyetur gjithashtu për statusin e priftërinjve, Papa Francesku kujton se 900 vite pas vdekjes së Jezu Krishtit, Kisha Katolike i lejon priftërinjtë e saj për t’u martuar.

“Unë besoj se ka zgjidhje në atë që të tjerët konsiderojnë si ndalim të kishës për lidhjen e kurorës së priftërinjve. Ne nuk ndalojmë askënd, por megjithatë edhe kjo çështje has shumë debate që duhen sheshuar”, e mbylli fjalën e tij kreu i Vatikanit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme