Botërori rrit 30 për qind rastet e infarkteve te brazilianët

Një tifoz brazilian vdiq nga infarkti të mërkurën në stadiumin ‘’Itaquerao’’ të San Paolos, gjatë ndeshjes Argjentinë-Zvicër.

Botërori rrit 30 për qind rastet e infarkteve te brazilianët

Sipas mjekëve, Antonio Ferreira, 64 vjeç, vuante nga probleme kardiake. Bëhet fjalë për vdekjen e dytë të këtij tipi që ka ndodhur gjatë këtij kampionati botëror futbolli.

Rasti tjetër zyrtar u verifikua të shtunën e kaluar gjatë ndeshjes Brazil-Kili, që u zhvillua në stadiumin ‘’Mineirao’’ të Belo Horizontes, ndeshje që e përcaktoi fituesin vetëm pas gjuajtjes së penalltive. Këtë herë, viktimë e fitores së ‘’Selecao’’-s ishte 69-vjeçari, Jairo Ruedo de Oliveira Guimaraes, i diagnostikuar më parë me hipertension dhe diabet.

Sipas një studimi të Universitetit të San Paolos, nga mjeku Ribeirao Preto, gjasat që një pacient të pësojë atake në zemër rritet nga katër në 48 për qind gjatë zhvillimit të ndeshjeve të mondialit.

Edhe Sistemi i Unifikuar Shëndetësor brazilian sheh një rritje prej 30 për qind të infarkteve në ditët e zhvillimit të ndeshjeve.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme