Të ecësh në këmbë 5890 kilometra në emër të Allahut

Senad Haxhiç është boshnjaku 47-vjeçar që për 10 muaj ka përshkuar në këmbë itinerarin 5700 km të gjatë për të mbërritur në Mekë.

Të ecësh në këmbë 5890 kilometra në emër të Allahut

A e dini se… 5890 kilometra ka përshkruar në këmbë Senad Haxhiç, Boshnjaku i cili është nisur nga Bosjne Hercegovina e që ka mbërritur në Mekë. Myslymani e ka përshkuar gjithë itenerarin e 5700 kilometrave për një periudhë kohore gati 10 mujore.

Profesori i lëndës së ekonomisë, është nisur nga Bosnja në këmbë në muajin dhjetor, për të marrë pjesë në pelegrinazhin që zhvillohet çdo vit në në qytetin e shenjtë të Islamit, pra në Mekë.

Bosnje, Serbi, Bullgari, Turqi, Siri, Jordani, janë shtetet që ka përshkruar Senadi përpara se të mbërrinte në Arabinë Saudite, në Mekë.

47 -vjeçari e ka postuar në rrjetin social Facebook historinë dhe rekordin e tij duke shkruar edhe se “Falënderoj Allahun që më ka mundësuar të arrij në Mekë para afatit të haxhit, më 25 tetor”.

” Kam ecur në emër të Allahut” ka vijuar të shkruaj Senadi , duke e treguar se gjithë këtë ritual ai e ka bërë dhe ja ka dedikuar islamit, Bosnje-Hercegovinës, prindërve dhe motrës së tij.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme