Gjermani – Emigracioni arrin shifrën më të lartë

Në Gjermani emigracioni arrin shifrën më të lartë që prej 20 vitesh.

71439
Gjermani – Emigracioni arrin shifrën më të lartë

Gjermania regjistroi në vitin 2013 numrin më të madh të emigrantëve që prej 20 vitesh me një total prej 437 mijë personash, njoftoi sot instituti gjerman i statistikave Destatis.

”Kjo është shifra më e lartë që prej vitit 1993, kur migrimi neto (diferenca mes hyrjeve dhe daljeve nga territori) arriti në 462 mijë persona”, theksoi Destatis duke konfirmuar dhe dhënë detaje në një komunikatë të shifrave.

Pjesa më e madhe e emigrantëve të rinj në Gjermani janë me origjinë nga vendet e Bashkimit Evropian. Emigracioni neto nga vendet e BE-së në fakt ka arritur në 300 mijë persona vitin e kaluar.

Në thelb, vendet kryesore të origjinës ndodhen në Evropën Qendrore, ku Polonia kryeson me një numër emigracioni neto prej 72 mijë personash, para Rumanisë (+50 mijë).

Gjermania llogarit në bilancin e saj të emigracionit pozitiv për të kompensuar një numër në ulje të lindjeve duke i mundësuar ndërmarrjeve të gjejnë krahun e punës që i mungon.

 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme