Uganda e kënaqur me investimet turke

Presidenti i Ugandës, Yoweri Museveni tha se është i kënaqur që biznesmenët turq investojnë në vendin e tij.

1826359
Uganda e kënaqur me investimet turke

Në kryeqytetin e Ugandës, Kampalë, u mbajt Samiti i Tregtisë Turqi-Ugandë. Ministrat dhe biznesmenët që morën pjesë në këtë samit folën për mundësitë e investimeve midis dy vendeve.

Presidenti i Ugandës, Yoweri Museveni mori pjesë në samit si i ftuar nderi.

"Ne jemi të kënaqur me investimet turke. Të investosh në Ugandë nuk do të thotë të investosh vetëm në Ugandë. Uganda është anëtare e Komunitetit të Afrikës Lindore. Prandaj, investimi në Ugandë gjithashtu hap dyert për të gjithë Afrikën Lindore. Ky është një treg i madh”,- tha Museveni.



Lajme të ngjashme