Turqi - Në mars prodhimi industrial u rrit me 9,6% në bazë vjetore

Prodhimi industrial i Turqisë ka shënuar një rritje me 9,6% në bazë vjetore në mars 2022 sipas institutit të statistikave të vendit.

1826425
Turqi - Në mars prodhimi industrial u rrit me 9,6% në bazë vjetore

Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK/TurkStat) njoftoi indeksin e prodhimit industrial për muajin mars (2022).

Sipas të dhënave të TurkStat-it, prodhimi industrial është rritur me 9,6% në bazë vjetore.

Nga aspekti i nënsektorëve të industrisë, indeksi i sektorit të minierave dhe guroreve në këtë hark kohor shënoi një rritje prej 2,9% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2021;kurse indeksi i industrisë prodhuese është rritur me 10,6% dhe indeksi i sektorit të prodhimit e shpërndarjes së energjisë elektrike, gazit, avullit dhe ajrit të kondicionuar është rritur me 1,9%.

Vlerësuar në bazë mujore indeksi i sektorit të minierave dhe guroreve në mars është rritur me 4,9% në krahasim me muajin prill (2022), indeksi i industrisë prodhuese ka pësuar rënie me 2,2%, kurse indeksi i sektorit të prodhimit e shpërndarjes së energjisë elektrike, gazit, avullit dhe ajrit të kondicionuar është rritur me 4,8% në krahasim me një muaj më parë.

 


Lajme të ngjashme