Putin: Sanksionet kundër Rusisë provokojnë një krizë globale
Presidenti i Federatës Ruse është i bindur se vazhdimi i politikës së "obsesionit të sanksioneve" do të sjellë në pasoja të vështira për t'u riparuar.
Sanksionet perëndimore kundër Rusisë godasin ekonomitë e atyre vendeve që i imponojnë ato, dhe gjithashtu provokojnë një krizë globale. Kështu deklaroi presidenti rus Vladimir Putin të enjten në një takim në Moskë me zyrtarët e qeverisë për çështjet ekonomike.
“Këto sanksione provokojnë kryesisht krizën globale. Autorët e tyre, të udhëhequr nga ambiciet politike dritëshkurtëra, të fryra, rusofobe, kanë goditur në një masë më të madhe interesat e tyre kombëtare, ekonomitë e tyre, mirëqenien e qytetarëve të tyre”, tha shefi i Kremlinit.
Para së gjithash,- theksoi kreu i shtetit rus,- kjo mund të shihet nga rritja e mprehtë e inflacionit në Evropë. Në disa vende ai tashmë ka arritur afro 20 për qind në vit, dhe në eurozonë në tërësi, çmimet e mallrave janë rritur me më shumë se 11 për qind. “Natyrisht, për shkak të ligjeve objektive ekonomike, vazhdimi i obsesionit të sanksioneve, nëse mund ta them kështu, do të çojë në mënyrë të pashmangshme në pasoja më komplekse dhe të pazgjidhshme për Bashkimin Evropian, për qytetarët e tij, si dhe për shtetet më të varfra, të cilat po përballen tashmë me rrezikun e urisë”,- paralajmëroi Putini.
Faji për pasojat globale të sanksioneve kundër Rusisë, duke përfshirë urinë e mundshme në një numër shtetesh, qëndron tek vendet perëndimore që janë të gatshme të sakrifikojnë pjesën tjetër të botës për hegjemoninë e tyre, tha Putin.
Duke deklaruar se sektori bujqësor në Rusi këtë vit pret të korra të bollshme, Putin e vijoi kështu fjalën: "Kjo do të na lejojë të përmbushim kërkesën e brendshme të Rusisë dhe të rrisim ofertën për partnerët tanë globalë."
Kërkesa e brendshme në ekonominë e vendit ka mbetur prapa krahasuar me vitin kaluar,- tha udhëheqësi rus dhe shtoi: "Për më tepër, fondet në llogaritë e kompanive dhe qytetarëve janë në rënie. Është e qartë se këto kanë një ndikim negativ në rrjedhën e ekonomisë dhe rreziqe të tilla duhet të reduktohen".
Lajme të ngjashme

Agjencia Turke e Promovimit dhe Zhvillimit të Turizmit promovon turizmin turk në Itali
Në Itali u organizua një program i promovimit të Turqisë për agjencitë italiane të udhëtimit.