Investimet e BERZH në Turqi vitin e kaluar u rritën në 2 miliardë euro

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) raportoi se investimi i saj në Turqi arriti rekord prej 2 miliardë euro në vitin 2021.

1769717

“Më shumë se 85 për qind e këtij financimi i ndahet sektorit privat dhe 55 për qind për projektet që promovojnë qëndrueshmërinë”, bëri të ditur banka në deklaratën e saj.

“Një rekord prej 2 miliardë eurosh u investuan në Turqi në vitin 2021 për të mbështetur rimëkëmbjen e sektorit privat dhe kalimin në një ekonomi "të gjelbër" pas goditjes së shkaktuar nga epidemia e llojit të ri të koronavirusit (Covid-19)”, njoftoi BERZH.

“Përveç financimit të vet, BERZH ofroi vitin e kaluar kredi prej 572 milionë euro, pothuajse një rekord, nga burime të tjera”, bëhet e ditur në mes tjerash në deklaratën e lëshuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Lajme të ngjashme