SHBA – FED lë të pandryshuar normën e interesit

Banka Qendrore (FED) e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) e la të pandryshuar normën e saj politike në 0-0,25 për qind në përputhje me pritshmëritë.

1769234
SHBA – FED lë të pandryshuar normën e interesit

Banka Qendrore (FED) e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) e la të pandryshuar normën e saj politike në 0-0,25 për qind në përputhje me pritshmëritë.

Treguesit e aktivitetit ekonomik dhe punësimit vazhdojnë të forcohen, tha FED në një deklaratë.

Duke vënë në dukje se sektorët e prekur negativisht nga epidemia e llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) janë përmirësuar muajt e fundit, u raportua se çekuilibrat e ofertës dhe kërkesës lidhur me epideminë dhe normalizimi i ekonomisë vazhdojnë të kontribuojnë në inflacion të lartë.

Komiteti Federal i Tregut të Hapur (FOMC) synon të përmbushë objektivin e tij të punësimit maksimal dhe inflacionit prej 2 për qind në afat të gjatë”, njoftoi FED, duke shtuar se është rënë dakord të mbajnë nivelin e synuar për normën e fondeve federale midis 0 dhe 0.25 për qind për të mbështetur këto objektiva.

Në mes tjerash në deklaratë vihet theksi në pritshmëritë që “së shpejti” të bëhet rritja e normës së interesit, ndërsa shtohet se blerjet e aseteve do të ndërpriten në fillim të marsit.

Presidenti i FED-it Jerome Powell tha në një konferencë shtypi të mbajtur përmes videokonferencës pas vendimit të normës së interesit se FED synon të rrisë normën e interesit në mbledhjen e marsit.



Lajme të ngjashme