Vitin e kaluar Turqia shiti 9 mijë e 875 tonë mjaltë në 55 vende të botës

Sipas Shoqatës Lindore të Eksportuesve të Detit të Zi (DKIB), 9 mijë e 875 ton mjaltë u shitën nga Turqia në 55 vende vitin e kaluar.

1768577
Vitin e kaluar Turqia shiti 9 mijë e 875 tonë mjaltë në 55 vende të botës

Sipas Shoqatës e Eksportuesve të Rajonit Lindor të Detit të Zi (DKIB), 9 mijë e 875 ton mjaltë u shitën nga Turqia në 55 vende vitin e kaluar.

Nga ky eksport u shënuan të hyra në vlerë 30 milionë e 498 mijë e 600 dollarë.

Vitin e kaluar, eksportet e mjaltit u rritën me 65 për qind dhe 18 për qind në vlerë krahasuar me vitin 2020, kur u siguruan të ardhura prej 25 milionë e 856 mijë e 972 dollarë për 5 mijë e 972 tonë mjaltë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Gjermania, Spanja, Bullgaria dhe Izraeli ishin vendet me eksportet më të mëdha të mjaltit në vitin 2021.

Ndryshe nga viti 2020 Turqia vitin e kaluar, shiti mjaltë edhe në Itali, Marok, Egjipt, Mongoli, Venezuelë, Pakistan, Keni, Irlandë, Shqipëri dhe Sudan.

 


Lajme të ngjashme