Azerbajxhani do të rrisë eksportin e gazit në Turqi
Zëdhënësi i Kompanisë Shtetërore të Naftës së Azerbajxhanit (SOCAR) Ibrahim Ahmedov deklaroi se do të rrisin eksportet e gazit natyror në Turqi.
1768836

Zëdhënësi i Kompanisë Shtetërore të Naftës së Azerbajxhanit (SOCAR) Ibrahim Ahmedov deklaroi se do të rrisin eksportet e gazit natyror në Turqi.
Në deklaratën e tij me shkrim, Ahmedov tha se Turqia ka bërë një kërkesë Azerbajxhanit për të plotësuar nevojën e përkohshme të shkaktuar nga problemet teknike që lidhen me importin e gazit natyror nga Irani.
Duke vënë në dukje se kërkesës së Turqisë i është dhënë përgjigje pozitive, Ahmedov tha:
"Mundësitë ekzistuese do të mobilizohen dhe eksportet e gazit natyror nga Azerbajxhani në Turqi do të rriten në përputhje me kërkesën".