Turqia dhe Greqia dakordohen për të vazhduar bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar
Takimi i 5-të i Komisionit të Përbashkët Ekonomik Turqi-Greqi u mbajt në Athinë.

Takimi i 5-të i Komisionit të Përbashkët Ekonomik Turqi-Greqi (KEK), i bashkëkryesuar nga zëvendësministri i Tregtisë Mustafa Tuzcu dhe zëvendësministri i Jashtëm grek Kostantinos Frangojanis u mbajt në Athinë.
Në deklaratën e përbashkët me shkrim të bërë pas takimit u vu theksi në rritjen e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike midis Turqisë dhe Greqisë në vitin 2021, ndërsa u tha se takimi do të shërbejë për të ruajtur rritjen e arritur në këtë fushë dhe do të ketë një funksion të rëndësishëm për të rritur mundësitë e bashkëpunimit.
Protokolli i takimit të 5-të të Komisionit, i nënshkruar pas bisedimeve, pasqyronte marrëdhëniet tregtare dypalëshe të diskutuara në bisedime, investimet bilaterale, çështjet tregtare në agjendën me Bashkimin Evropian (BE) dhe mundësitë për bashkëpunim ekonomik dhe teknik në shumë fusha, veçanërisht në energjinë, turizmin, bujqësi, dogana dhe transport.
Vëllimi i tregtisë Turqi-Greqi u rrit me 69,2 për qind në vitin 2021 krahasuar me një vit më parë dhe arriti në 5.2 miliardë dollarë.
Eksportet e Turqisë drejt Greqisë u rritën me 73,3 për qind në vitin 2021, ndërsa Turqia shënoi një suficit tregtar prej rreth 1 miliard dollarësh. Vëllimi tregtar i dy vendeve është trefishuar që nga viti 2005.
Lajme të ngjashme

Agjencia Turke e Promovimit dhe Zhvillimit të Turizmit promovon turizmin turk në Itali
Në Itali u organizua një program i promovimit të Turqisë për agjencitë italiane të udhëtimit.