Turqia rriti eksportet e salcës së domateve dhe ketchup-it

Gjatë vitit 2021 nga Turqia u eksportua salcë domatesh në 131 vende, ndërsa në 118 vende u eksportua ketchup.

1766290
Turqia rriti eksportet e salcës së domateve dhe ketchup-it

Gjatë vitit 2021 nga Turqia u eksportua salcë domatesh në 131 vende, ndërsa në 118 vende u eksportua ketchup.

Sipas të dhënave të përpiluara nga Shoqatat e Eksportuesve Uludag eksportet e salcës së domateve të Turqisë u rritën vitin e kaluar krahasuar me një vit më parë.

Shitjet e jashtme të salcës së domateve të kultivuara në fushat pjellore të Turqisë, veçanërisht në rrethet Karacabey dhe MustafakemalpasaBursës, u rritën me rreth 32 për qind krahasuar me vitin 2020 dhe nga 154 milionë e 508 mijë dollarë sa ishin, arritën në 203 milionë e 883 mijë dollarë.

Më së shumti eksporte të salcës së domateve nga Turqia janë bërë në Irak, i cili është tregu kryesor i këtij sektori.

Shitjet e huaja në këtë vend u rritën nga 94 milionë e 586 mijë dollarë në 120 milionë e 710 mijë dollarë në vitin 2020.

Eksportet në Irak përbënin 59,20 për qind të totalit të shitjeve të huaja.

Prodhuesit e salcës së domateve kanë rritur shitjet e tyre të huaja drejt Italisë, e cila është e dyta në listë.

Eksportet drejt Italisë u rritën 26-fish dhe nga 688 mijë dollarë arritën në 17 milionë e 983 mijë dollarë.

Eksportet në Gjermani që është vendi i tretë në listë, ishin 10 milionë e 988 mijë dollarë.

Përfaqësuesit e industrisë shitën 9 milionë e 710 mijë dollarë në Japoni e renditur në vendin e katërt të listës dhe 5 milionë e 22 mijë dollarë në Oman që ndodhet në vendin e pestë.

Eksportet e vitit të kaluar të ketchup-it nga Turqia sollën 16 milionë e 716 mijë dollarë të hyra në valutë të huaj.

Përfaqësuesit e industrisë, të cilët shitën në 118 vende të huaja vitin e kaluar, eksportuan më së shumti në Mbretërinë e Bashkuar.

Eksportet në këtë vend u rritën me 160 për qind dhe nga 858 mijë dollarë arriti në 2 milionë e 234 mijë dollarë.

Prodhuesit e ketchup-it rritën me 15 për qind eksportet drejt Gjermanisë që është vendi i dytë dhe nga 1 milion e 397 mijë dollarë arriti në 1 milion e 619 mijë dollarë.

Shitjet e huaja në Belgjikë, ku në vitin 2020 u shit ketchup me vlerë 490 mijë dollarë, u rritën me 152 për qind dhe arritën në 1 milion e 234 mijë dollarë.

Përfaqësuesit e industrisë gjithashtu shitën 1 milion e 71 mijë dollarë ketchup në Irak dhe 1 milion e 6 mijë dollarë në Spanjë.

 


Lajme të ngjashme